Bajrami: E votuam Rashiqin shkaku i aktgjykimit të Kushtetueses
Foto: Laura Hasani

Bajrami: E votuam Rashiqin shkaku i aktgjykimit të Kushtetueses

Aktuale October 10, 2025 - 12:13

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se arsyeja pse deputetët e LDK-së votuan për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit është aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne votuam për Nenad Rashiqin sot, sepse aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim, të cilin ne nuk e kishim paraparë dhe, sipas asaj që ne kemi kuptuar, ai ka të drejtë të zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb”, tha Bajrami.

Lista Serbe insistoi se të drejtë për t'u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe, pasi ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

E pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion për formim të qeverisë, Bajrami shprehu skepticizëm, pasi tha se nuk ka shumë kohë për një marrëveshje të tillë.

“Nëse nuk formohet qeveria, votat e LDK-së do të jenë për shpërbërje të Kuvendit”, tha Bajrami.