Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit

Aktuale October 10, 2025 - 10:21

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nuk tregoi se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së Kuvendi nuk mund të konstituohet”.

Ajo insistoi se “LVV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë për marrëveshje politike”.