
Osmani dhe Prattipati flasin për funksionalizimin e institucioneve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
Aktuale
October 09, 2025 - 15:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me presidentin e SHBA-së, Donald J. Trump dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në New York.