
Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor, Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt
Aktuale
October 09, 2025 - 15:09
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në Tiranë. Vendimi u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, raporton A2CNN.
Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar në punë. Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet nga SPAK-u për korrupsion dhe pastrim parash.