Arrestimi i Shehollit, Ramadani: Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë jep gjithnjë lajme të mira për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Arrestimi i Shehollit, Ramadani: Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë jep gjithnjë lajme të mira për Kosovën

Aktuale October 09, 2025 - 12:15

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka reaguar sot pas lajmit për arrestimin e Fatmir Shehollit për spiunazh.

Ramadani në një postim në Facebook ka përgëzuar institucionet për punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare.

“Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare”, shkruan Ramadani.