Nesër vazhdimi i seancës konstituive
Foto: Laura Hasani

Nesër vazhdimi i seancës konstituive

Aktuale October 09, 2025 - 12:09

Të premtën, 10 tetor, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seanca do ta ketë një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Ajo do të fillojë nga ora 10:00, njoftohet në faqën zyrtare të Kuvendit.

Njoftimi për mbajtjen e kësaj seance vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. /Zëri