Mujanoviq: Dialogu Kosovë - Serbi përfundoi në sulmin paramilitar në Banjskë

Mujanoviq: Dialogu Kosovë - Serbi përfundoi në sulmin paramilitar në Banjskë

Aktuale October 09, 2025 - 08:24

Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq tha se sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve “Skydagger” janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij.

"Dialogu” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar dhe kjo ka ndodhur qëmoti. Kapitulli i fundit i tij u shkrua nga operacioni paramilitar i Beogradit në Banjskë.

Sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve “Skydagger’ janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij. Çështja Serbi - Kosovë tani është një “luftë e ftohtë”, përveç emrit. Nuk duhet të presim rifillim të negociatave të mirëfillta diplomatike, derisa të ketë ndryshim qeverie në Beograd", ka shkruar ai në X.