Slavko Simiq, sot para Gjykatës për sulm ndaj gazetarëve
Foto: Laura Hasani

Slavko Simiq, sot para Gjykatës për sulm ndaj gazetarëve

Aktuale October 09, 2025 - 08:13

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Urosh Vukasinoviq sot do të dalin para Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.

Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.