Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet

Aktuale October 08, 2025 - 21:22

Po presin fëmijët e tyre, por jo në të njëjtën orë si zakonisht.

Shumë prindër të nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në kryeqytet u është dashur të marrin pushim nga puna për të ardhur më herët këtu.

Kjo, pasi ata morën një njoftim në të cilin thuhej se mësimi do të mbahej vetëm për tri orë.

Për shkak të rënies së temperaturave  mësimi në shkollën “Naim Frashëri në Prishtinë është mbajtur me orar të shkurtuar. Nga menaxhmenti i shkollës nuk kanë dashur të flasin për këtë vendim.

E gjithë kjo situatë vjen pasi këtu  ende nuk është lëshuar  ngrohtorja, që vjen nga Termokosi.

Madje, nxënësve u është dashur të qëndrojnë edhe me xhaketa gjatë orëve të mësimit.

“Sot mua nuk më është dok shumë ftohtë që e kanë shkurtu mësimin, por ditëve të tjera poka qenë shumë më ftohtë se sa sot. Prej të ftohtit është dashur ose të qëndrojmë me jakne e disa ose kane pasur dhimbje”, u shpreh një nxënës.

E të shqetësuar për këtë situatë janë edhe prindërit.

“Erdha me marrë me orar të shkurtuar për shkak të shkurtimit të orëve për shkak të mungesës së ngrohjes dhe për neve si prind është shqetësuese që nuk është bërë gati Termokosi që fëmijet të mbajnë mësimin me rregull dhe jo me orar të shkurtuar”, tha Faton Zeka – prind

“Ka thënë djali që është pak ftohtë por më shumë nuk ka treguar as din”, u shpreh Shejribane Bajrami.

“Është mirë me i dërgu në pushim krejt pushim vjetor le të rrijnë pushim më mirë, se nuk ka kushte të mësimit”, u shpreh një prind.

“Kanë pasur të ftohtë se edhe vajzën e kam pasur paradite edhe ajo ka qenë me orar të shkurtuare njëjtë edhe ky e kanë pas të ftohtë me siguri dhe është dashur të qëndrojnë me jakne në klasë”, tha Fatmire Shabani.

Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe disa shkolla të tjera në kryeqytet.

Nga Termokosi  kanë bërë të se furnizimi me ngrohje ka nisur, por se sipas tyre, nuk mund të operojnë menjëherë me temperatura të lartë për shkak të rrezikut të dëmtimit të mundshëm të sistemit të ngrohjes./teve1