Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike

Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike

Aktuale October 08, 2025 - 21:14

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse./rtsh