Kurti: Universiteti i Prishtinës, ngjarja më e madhe në historinë e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Universiteti i Prishtinës, ngjarja më e madhe në historinë e Kosovës

Aktuale October 08, 2025 - 13:21

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme është nderuar me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi rëndësinë historike dhe politike të këtij universiteti, duke e cilësuar atë si ndarës të historisë së Prishtinës në dy periudha – para dhe pas themelimit të tij.

Image

Ai vlerësoi rolin e studentëve dhe profesorëve në ndërtimin e shoqërisë kosovare dhe shtoi se dija duhet të jetë gjithmonë në shërbim të publikut.

Kurti përmendi edhe angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e arsimit të lartë përmes rritjes së mbështetjes financiare, bursave dhe projekteve kërkimore.

“Ky çmim nuk është vetëm nder personal, por edhe përgjegjësi e madhe”, tha Kurti, duke falënderuar universitetin për kontributin e tij në ndërtimin e Republikës së Kosovës.