
Sot, vranët dhe me shi
Aktuale
October 08, 2025 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 8 e 11 gradë Celsius.
Po ashtu, IHMK-ja bën të ditur se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
