
Mushkolaj: 100 eurot s’janë për studentët, por për zgjedhjet
Aktuale
October 07, 2025 - 22:37
Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët, vetëm pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar këtë si një veprim me motive të qarta elektorale.
Mushkolaj ka thënë se vendimi nuk ka të bëjë me mbështetjen e sinqertë për studentët, por me përpjekjen e qeverisë për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.
“Këto 100 euro s’janë nda fare pse ka filluar viti akademik, po janë nda për arsye të zgjedhjeve që mbahen të dielën. Unë mundem me kuptu këtë përpjekjen për ta ngjyrosur me ngjyra tjera këtë vendim, por është e qartë pse janë nda këto pare…”, ka thënë Mushkolaj./dukagjini