Limaj thotë se nuk e pranon Bashën si kryetar të Kuvendit: Nuk kam asgjë me personin privat
Foto: Laura Hasani

Limaj thotë se nuk e pranon Bashën si kryetar të Kuvendit: Nuk kam asgjë me personin privat

Aktuale October 07, 2025 - 22:03

Mysafiri i radhës në Rubikon ishte kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Me Limajn, u diskutua për shumë tema të aktualitetit politik.

Në mesin e shumë çështjeve u fol edhe për zgjedhjen e Dimal Bashës, në krye të Kuvendit, për të cilin ai tha se nuk e njeh si të tillë.

“Për mua z. Basha nuk është kryetar i Kuvendit. Nuk e pranoj. Ai është i zgjedhur që të jem i qartë, unë nuk e pranoj për kryetar të Kuvendit. Nuk kam asgjë me personin privat të tij, por këtu duhet të kemi një standard”, deklaroi Limaj në Klan Kosova.

Limaj tha se kjo është hera e parë që ai nuk e pranon një udhëheqës të një institucioni.