
Gjashtë fshatra të Fushë Kosovës prej sot furnizohen nga KRU “Prishtina”
Banorët e gjashtë fshatrave të Komunës së Fushë Kosovës, nga sot do të furnizohen me ujë të pijes nga kompania rajonale e Ujësjellësit Prishtina. Ky projekt ka kushtuar rreth 3.7 milionë euro.
“Dhe kësisoj erdhëm në pikën në të cilën për rreth 15 mijë banorë pra Bardh i Madh, Bardh i Vogël, Mesbardh, Lismir, Grabovc dhe Sllatinë do të keni ujë të pijes me këtë projekt i cili ka kushtuar përafërsisht rreth 3,7 milion euro, e gëzofshi të gjithë”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Uji që momentalisht që rrjedh në krojet e juaja vjen nga liqeni i Ujmanit, trajtohet në fabrikën në Shkabaj e cila është me teknologjinë ma moderne në rajon, dhe edhe një herë ju siguroj që do të keni cilësi dhe furnizim të rregullt”, tha Arsim Fetahu, kryeshef i KRU “Prishtina”
Banorët e zonave rurale të Fushë Kosovës tashmë kanë ujësjellës dhe ujë të pijes, investim që përmirëson jetën, shëndetin, dhe të ardhmen e komunitetit./rtk