
Bajrami: 26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga LVV-ja
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen që ka mbajtur sot (e martë), ka marrë vendim që secilit student t’i dhurohen nga 100 euro.
Lidhur me këtë vendim të qeverisë në detyrë, ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmetet Bajrami, shkruan Zeri.info
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se kjo është blerje e votës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka theksuar se Prokuroria është vonuar në ndërmarrjen e veprimeve.
“26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, shkroi Bajrami. /Zëri