
Gjykata e Durrësit pezullon seancat për dy ditë në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja
Aktuale
October 07, 2025 - 12:36
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur pezullimin e seancave gjyqësore për datat 7 dhe 8 tetor 2025.
Ky vendim u mor në mbledhjen e gjyqtarëve të datës 7 tetor, si shenjë nderimi dhe homazhi për kolegun e tyre, gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili humbi tragjikisht jetën gjatë ushtrimit të detyrës.
Pezullimi përfshin seancat e planifikuara në Seksionin Civil dhe Penal të Gjykatës, me përjashtim të atyre me karakter urgjent, siç janë çështjet penale dhe civile të domosdoshme, të cilat do të vazhdojnë sipas planifikimit të mëparshëm. /tch