Kurti: Formimi i institucioneve po mbahet pezull, por ekonomia po rritet
Foto: Laura Hasani

Kurti: Formimi i institucioneve po mbahet pezull, por ekonomia po rritet

Aktuale October 07, 2025 - 12:25

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë sot se pavarësisht që akoma nuk janë formuar institucionet e reja nga zgjedhjet e shkurtit, ekonomia e vendit, sipas tij, po vazhdon të rritet.

Kurti ka dhënë shifra të rritjes ekonomike në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, transmeton Zeri.info.

“Pavarësisht se formimi i institucioneve të reja ende mbahet pezull, ekonomia e vendit vazhdon të rritet 4.58% në tremujorin e dytë të këtij viti, bashkë me ekonominë rriten të hyrat buxhetore për 10% në krahasim me vitin paraprak”.

Ai shtoi se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetarët, ku njoftoi vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për studentët. /Zëri