Berisha: PD-ja do ta mbështesë kandidaturën e Florian Binajt për kryetar të Tiranës

Berisha: PD-ja do ta mbështesë kandidaturën e Florian Binajt për kryetar të Tiranës

Aktuale October 06, 2025 - 12:57

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do ta mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur kreu demokrat Sali Berisha, pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’u paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD-së, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD-ja, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD-ja do t’ua paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, të lindur, zotin Florjan Binaj”. /A2 televizion