Vizita në Amerikë pa takime zyrtare, Kurti u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Vizita në Amerikë pa takime zyrtare, Kurti u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Aktuale October 06, 2025 - 12:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si shpeshherë ka zgjedhur të heshtë në pyetjet e gazetarëve kur u pyet se pse nuk është mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai ditë më parë ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me kongresistët Keith Self e Mike Lawler, me përfaqësues të diasporës shqiptare dhe asociacionin “Peja” në Nju-Jork, si dhe mbajti një ligjëratë në institutin “Zolberg” të “The New School”. /EO