
Ambasadori britanik i merr kushërinjtë për ngjitje në Malet e Sharrit, zbulojnë kishën shpellore pranë Verbeshticës
Aktuale
October 06, 2025 - 12:18
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar me kushërinjtë e tij në Malet e Sharrit këtë fundjavë.
Ai publikoi disa fotografi në Facebook, ndërsa përmendi një serb dhe një shqiptar që i ndihmuan ta zbulonin një kishë të bukur pranë Verbeshticës.
“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në ‘hiking’ këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në dëborë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Verbeshticës, një pasuri mahnitëse natyrore e Kosovës, që shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore, ashtu edhe për vizitorët”, shkroi Hargreavesi.