Rahimaj reagon pas vdekjes së 10-vjeçarit në aksident: Kujdesi në trafik, domosdoshmëri

Rahimaj reagon pas vdekjes së 10-vjeçarit në aksident: Kujdesi në trafik, domosdoshmëri

Aktuale October 06, 2025 - 10:48

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar.

Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kemnicës, Kadri Rahimaj.

Rahimaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike.

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. Me pikëllim të madh morëm lajmin për aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Novosellë, ku ka humbur jetën vogëlushi Linor Bajrami”, ka shkruar Rahimaj.

Ai ka shtuar ngjarje të tilla jo vetëm që na thyejnë zemrën, por na rikujtojnë se sa i domosdoshëm është kujdesi i shtuar, si nga institucionet e rendit, ashtu edhe nga secili prej nesh.

“Jemi pranë familjes Bajrami në këto ditë të rënda dhe ndajmë dhimbjen e tyre të gjithë bashkë”, ka shkruar Rahimaj.