Vranët dhe me shi sot
Aktuale
October 06, 2025 - 07:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 8 e 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi dhe lokalisht e fortë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
