
Banorët e Begracit katër ditë pa rrymë
Rreshjet e borës së këtyre ditëve, shkaktuan dëme të mëdha në fshatin Begracë të Kaçanikut.
Më shumë se 100 shtëpi mbetën pa energji elektrike, pasi shtyllat e vjetra prej druri u rrëzuan.
Fatmir Luzha, banor në këtë fshat tregon për Tëvë1 se shtylla pranë shtëpisë së tij e cila është rrëzuar natën e së enjtes, rrezikoi jetën e familjes së tij.
“Unë i kom dy të sëmur në shtëpi, nënën dhe shoqen. Nëna është 94 vjetë, shoqen 60 vjeçare e paralizuar, pa ujë, pa rrymë kurgjo s’met. Tmerr me pa…Telat krejt në tokë kanë qenë, qysh e patë edhe vetë. U kon problemi mëi madh për fëmijët, por fati qëështë nalur rryma, se po të kishte rrym asnjë gjallë s’kishim pas me pështu prej familjesë”, shprehet ai.
Tujtje, Luzha shtoi se ka bërë kërkesë që katër vite që të ndërrohen këto shtylla pasi janë të vjetra, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.
“Prej 68-tës nuk është bërë ndërrim këtu te na. Si lagje do të thotë I kemi tre lagje, por asnjë lagje nuk është punu… Dikun katë vite ka që kam bërë apel dhe nuk I ka interesu as kujt, vetëm për nevoja të veta. Tash unë jam në hallë nuk e di çka bëjë. Qysh po e shihni shtyllen nëse frynë kjo shtyllë bjen dhe ka me mi kall me shtëpi me mbyt edhe familjen”, thotë ai.
Të njejtin hall e ndan edhe Agim Luzha, i cili tregoi se të gjitha gjërat ushqimore është detyruar t’i hedh, pasi janë prishur si shkak i mungesës së energjisë elektrike.
“Të gjitha gjërat që i kemi në figorifera ato të gjitha janë prish duhet me i hudh. Ato kushtojnë. Është një papërgjegjësi e madhe sepse I kemi njohtu me kohë dhe jo një herë po dhjetra herë i kemi ftu.”…“Sa herë që bjen një pikë shi na jemi pa rrym nuk është vetëm problemi i sodit”, shprehet ky qytetar.
Përmes një përgjigje me shkrim, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, i tregoi televizionit se këtë problem e kanë adresuar në KEDS.
E nga kompania, deklaruan për TËVË1, se janë duke punuar në sanimin e problemit.
“Në fshatin në fjalë ka pasur dëme në rrjetin elektrik të tensionit të ulët, porse falë intervenimeve të ekipeve të KEDS-it ato janë eliminuar. Aktualisht ka ndodhur një defekt në tensionin e mesëm, për çka ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar intensivisht në sanimin e tij, dhe besojmë shumë shpejt konsumatorët e afektuar do të kenë furnizim me energji elektrike”, ka thënë Lulzim Krasniqi nga KEDS.
Tutje, Lulzim Krasniqi nga KEDS shtoi se shtyllat e dëmtuara të drurit do të zëvendësohen me të reja, ndërkaq vendosja e shtyllave të betonit sipas tij bëhet në kuadër të një projekti investiv.