Ndalet uji në Fushë-Kosovë, shkak prishja e gypit
Foto: Zëri / Ilustrim

Ndalet uji në Fushë-Kosovë, shkak prishja e gypit

Aktuale October 05, 2025 - 10:40

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një rrjedhje në një gyp është ndërprerë për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj që furnizon qytetin e Fushë-Kosovës.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm qe furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.