
Ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
October 05, 2025 - 07:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme moti do të mbetet kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell.
Sipas IHMK-së, gjatë të dielës parashihen riga lokale shiu, teksa temperaturat do të jenë në rritje.
“Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHMK-j njofton se era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.