Buleshkaj e quan fatkeqësi pse Kosova që disa vite s’ka strategji kundër korrupsionit
Foto: Laura Hasani

Buleshkaj e quan fatkeqësi pse Kosova që disa vite s’ka strategji kundër korrupsionit

Aktuale October 04, 2025 - 23:32

Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj tha se Kosova fatkeqësisht ka shumë vite që nuk e ka një strategji kundër korrupsionit.

Buleshkaj tha se beson që kjo ka ndikuar në mosrealizimin e sukseseve që Agjencia ka mundur t’i ketë.

“Kosova fatkeqësisht ka shumë vite që nuk e ka një strategji. Po besoj që kjo ka kontribu në mosrealizimin e sukseseve që kishim mujt me i pas. Në qoftë se e kishim pas të qartë rrugën se ku orientohen burimet tona dhe financiar edhe strategjike. Do të thotë mospasja e strategjisë është njëfarë pune pa e patur orientimin, pa busullë – Ne, mund të shkojmë në rrugën e duhur, por mund të ia huqim rrugës së duhur sepse nuk e dim nga po shkojmë”, tha Buleshkaj.

Një strategji kundër korrupsionit, Buleshkaj tha se është e domosdoshme pasi që është edhe kërkesë ligjore.

“Vetë kërkesa ligjore për të pas një strategji të tillë, vetë kërkesa edhe nga Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit që të jetë një politikë shtetërore kundër korrupsionit ku themelohen edhe institucionet për luftimin e korrupsionit duke përfshirë edhe institucionin tonë dhe pastaj e Prokurorisë së Specializuar Kundër korrupsion dhe sistemit gjyqësor kundër korrupsion, janë të domosdoshme”, tha ai.

Buleshkaj tha se nëse do ekzistonte një strategji kundër korrupsion do të kishin më shumë sukses duke përfshirë edhe në koordinimin e përpjekjeve të tyre me institucionet e tjera në mënyrë që rezultatet të jenë më të prekshme. /BetimipërDrejtësi