
Endometrioza nuk e përjashton amësinë, Dr. Sadiku: Trajtimi i hershëm rrit shanset për t’u bërë nënë
Endometrioza, është një sëmundje që prek shumë gra, e cila mund të ndikojë në aftësinë për të mbetur shtatzënë duke dëmtuar tubat fallopiane dhe indet përreth.
Megjithatë, sipas Dr. Armend Sadikut, specialist gjinekolog, me trajtim të hershëm dhe të përshtatshëm, shanset për shtatzëni natyrale mund të rriten ndjeshëm.
“Endometrioza mund të përhapet në tubat fallopiane, duke e bërë fekondimin natyral më të vështirë, ndonjëherë edhe të pamundur. Por me trajtimin e mirë të saj, gjasat për shtatzëni natyrale arrijnë deri në 30.6%, që është përqindje e lartë…”, tha Sadiku në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina.
Ai theksoi se diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi adekuat janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit të vezoreve dhe realizimin e dëshirës për t’u bërë nënë.