Foto: Laura Hasani

"I kam tre nipa, por nuk i lëshoj": Në Luginë të Preshevës kthehet frika e ushtrisë

Aktuale October 04, 2025 - 14:55

Frika nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak po rikthehet në Luginën e Preshevës.

Për komunitetin shqiptar, paralajmërimet e Qeverisë serbe ngjallin kujtime të dhimbshme të viteve ’80, kur të rinjtë u dërguan në kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe shumë prej tyre humbën jetën në rrethana misterioze.