Rama në festën e Ditës së Pavarësisë së Maltës në Prishtinë: Shtëpia mbahet me miq
Foto: Laura Hasani

Rama në festën e Ditës së Pavarësisë së Maltës në Prishtinë: Shtëpia mbahet me miq

Aktuale October 04, 2025 - 09:18

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë në shënimin e 61-vjetorit të Pavarësisë së Maltës, e cila u mbajt të premtën në Prishtië.

Rama tha se ka qenë i nderuar të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me shtetet mike është jetik dhe prioritet i tij për të ardhmen.

“Shtëpia mbahet me miq. Është nder dhe kënaqësi të marr pjesë në shënimin e 61-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maltës. Bashkëpunimi me shtetet mike është jetik dhe do të mbetet prioriteti ynë edhe në të ardhmen. Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tyre”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se shënimi i Ditës së Pavarësisë së Maltës në Prishtinë, ishte organizuar nga Konsulli i Nderit të Maltës në Prishtinë, Remzi Ejupi dhe ambasadorja e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, në këtë ceremoni morën pjesë figura të ndryshme nga jeta politike dhe diplomatike. /Zëri