Rutte e takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmet ndaj KFOR-it dhe sulmin në Banjskë

Rutte e takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmet ndaj KFOR-it dhe sulmin në Banjskë

Aktuale October 03, 2025 - 21:54

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar një takim në Danimarkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i NATO-s me kreun e shtetit serb ka folur edhe për sulmin e Banjskës.

Detaje për takimin, Rutte dha me anë të një postimi në X.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, shkroi ai.