“Ndonjëherë mbesim pa ngrënë bukë”, familja nga Vranjevci në gjendje të rëndë ekonomike

“Ndonjëherë mbesim pa ngrënë bukë”, familja nga Vranjevci në gjendje të rëndë ekonomike

Aktuale October 03, 2025 - 21:50

Fatmire Jaha përveç analizave mjekësore dhe barnave që i blen për ta përballuar sëmundjen e mëlçisë, ajo ka një hallë tjetër.

Krahas 50-vjeçares nga Prishtina, burri i saj përballet me një tumor në kokë, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e kësaj familjeje.

Në një shtëpi të vogël në Vranjevc të Prishtinës, pa kushte bazike dhe me tetë anëtarë, ata po jetojnë çdo ditë me sfida të mëdha, duke mbijetuar vetëm me asistencë sociale.

Fatmire Jaha thotë se pa dru për ngrohje dhe me borxhe të mëdha për ujë e rrymë, kjo gjendje po ia vështirëson jetesën.

“Gjendja është shumë e rëndë,me 8 anëtarë jom qetu, dru s’po kom, ujin e paguaj nga 80 euro, fëmijët mundohen me gjetë punë por nuk gjejnë, gjendja është katastrofë ishalla Zoti na ndihmon spo di çka me bo. Edhe rrymën kur vinë ni ditë me na e këput edhe këtu janë bo gati 2000 euro rrymë s’kom mundësi me pagu”.

Ajo tregon se përveç shpenzimeve për ilaçe e analiza, shpesh mbesin edhe pa bukë.

“Ilaçet boll me zor, borxh i kom 400 euro analizat e krejt duhet me i bo me pagesë hapat më kanë kushtu 80 euro, që tri ditë i kom ble hapat 80 euro që tri vjet jam smut prej mëlçie, deri para 3 jave na i jepshin falas në spital tash po thojnë s’ka. Shpia më pik në tana anët, pa honger, pa pi po mbesim kanihere, ishalla Zoti na nimon. Bukë kanihere po marr veresi, ndonjeherë kush ka mundësi me  m’dhonë. Kemi minjë këtu, jon lajmru, do ilaç ja u kom qit qaty gjendje katastrofë”.

Në këtë gjendje të rëndë, Fatmirja shprehet se i mbetet vetëm shpresa që një ditë dikush do t’u dalë në ndihmë.

Numri kontaktues për ndihmë: 044 914 780.