
Kuvendi nën masë të përkohshme, Kushtetuesja ende s’publikon aktgjykimin
Aktuale
October 03, 2025 - 19:45
Deputetët e Kuvendit po vazhdojnë të jetë nën masën e përkohshme të Kushtetueses, duke mos pasur të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim, e as vendim drejt konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e më shumë se gjysmë viti më parë.
Kushtetuesja të martën publikoi vendimin pas ankesës së Listës Serbe lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
Sipas këtij vendimi, Kuvendi ende është i pakonstituuar dhe se seanca konstituive e nisur më 15 prill duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të 30 shtatorit.
Por, aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende në faqen e këtij institucioni, andaj vazhdon masa e përkohshme që kishte hyrë në fuqi më 5 shtator.