Shehu: Rruga Juik – Gjeravicë e kalueshme plotësisht

Shehu: Rruga Juik – Gjeravicë e kalueshme plotësisht

Aktuale October 03, 2025 - 16:28

Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut ka njoftuar se pas borës që ka rënë, janë mobilizuar ekipet në terren për të pastruar rrugën Junik – Gjeravicë.

Shehu ka thënë se kjo rrugë tashmë është e kalueshme plotësisht, por ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes, transmeton Zeri.info.

“Të dashur junikas, Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht”

“Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka shkruar Shehu. /Zëri