Bajrami: Më shumë po ikin nga Kosova se nga vendet ku ka luftë
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Më shumë po ikin nga Kosova se nga vendet ku ka luftë

Aktuale October 03, 2025 - 16:17

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar një raport të Bankës Botërore ku Kosova ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë.

Ajo pohoi se më shumë njerëz po ikin nga Kosova se nga vatrat e luftës.

“Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: ‘Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë’”, ka shkrur Bajrami në Facebook.

“A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.  Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”