Muaji Rozë në Petrol Company

Muaji Rozë në Petrol Company

Aktuale October 03, 2025 - 14:50

Muaji Tetor, i njohur si Muaji Rozë, është periudha e dedikuar për rritjen e vetëdijes ndaj kancerit të gjirit.

Në këtë muaj vëmendja e gjithë botës shkon te parandalimi, kontrolli i hershëm dhe fuqizimi i grave për të marrë kujdesin e nevojshëm për shëndetin e tyre.

Petrol Company, si një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, e njeh rëndësinë e kësaj kauze dhe bashkohet fuqishëm me mesazhin e vetëdijesimit.

Në këtë vit, stafi i grave nga Petrol Company është bërë zëri kryesor i këtij angazhimi. Me energjinë, përkushtimin dhe shembullin e tyre, ato përfaqësojnë forcën dhe guximin që çdo grua bart brenda vetes.

Fuqia e grave qëndron në unitet dhe në kujdesin për njëra-tjetrën; një energji që bëhet edhe më e madhe kur kthehet në kujdes për të gjithë shoqërinë.

Petrol Company beson se një kompani nuk matet vetëm me suksesin ekonomik, por edhe me ndikimin që krijon në shoqëri.

Prandaj, gjatë Muajit Rozë, i bashkohet fushatës globale për të inkurajuar të gjitha gratë dhe vajzat, që të bëjnë kontrollet e rregullta, të informohen dhe të mos e lënë për nesër kujdesin ndaj shëndetit.

Sigurimi shëndetësor i ofruar nga kompania u mundëson të gjitha grave që punojnë aty të kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin e tyre gjatë gjithë vitit.

Me moton e përditshme për kujdes dhe përgjegjësi, kompania e sheh këtë muaj si një mundësi për të ngritur zërin, për të mbështetur dhe për të motivuar çdo grua në rrugën e saj drejt shëndetit dhe forcës.

Ky është artikull i sponsorizuar.