Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
Foto: Laura Hasani

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Aktuale October 03, 2025 - 14:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Në një komunikatë për media, nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet e ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku komandanti i deritanishëm, gjeneralmajori Enrico Barduani, bëri kalimin e detyrës zyrtare te gjeneralmajori Ozkan Ulutash.

“Kjo është hera e dytë që gjeneralmajori Ozkan Ulutash merr komandën e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në komunikatë.