Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese viziton Turqinë për shkëmbim përvojash

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese viziton Turqinë për shkëmbim përvojash

Aktuale October 03, 2025 - 13:39

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka qëndruar në Ankara – Turqi nga 1 deri më 3 tetor 2025, për një vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të këtij vendi.

Në delegacion ishin sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, drejtori i Njësisë së Teknologjisë së Informacionit, Bashkim Perquku dhe zyrtari i TI-së, Burim Hoxha, njofton zyra për informim e kësaj gjykate.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy gjykatave homologe në çështje administrativo-teknike, me fokus të veçantë në regjistrimin dhe administrimin e lëndëve, përdorimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale, menaxhimin e aktiviteteve ndërkombëtare, si dhe komunikimin institucional dhe me publikun.