
Osmani krah Zelenskyt: Evropa të investojë në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian ka thënë se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Osmani u shpreh se Evropa duhet ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor”.
“Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, shkroi Osmani.
E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.