Rrugët në Prishtinë të pastra dhe të kalueshme, Rama: Ekipet e Drejtorisë për Siguri kanë punuar gjithë natën
Foto: Facebook

Rrugët në Prishtinë të pastra dhe të kalueshme, Rama: Ekipet e Drejtorisë për Siguri kanë punuar gjithë natën

Aktuale October 03, 2025 - 09:36

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta. Kështu ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se ekipet e Drejtorisë për Siguri kanë punuar gjatë gjithë natës.

"Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës.

Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë", ka njoftuar Rama.

Ai i ka uruar qytetarët për një ditë të mbarë.