
Priten reshje të dendura dëbore gjatë natës, temperaturat do të zbresin në 1 gradë Celsius
Reshjet të dendura dëbore parashihet të përfshinë edhe pjesë të ulëta të vendit gjatë natës, duke vazhduar orëve të mëngjesit të ditës së premte.
Deri në 10 e 15cm shtresë bore mund të formohet në disa pjesë të ulëta të vendit, kryesisht nga rrafshi i Kosovës.
Më pas, ditën intensiteti i reshjeve pritet të dobësohet gradualisht, e me rritje të temperaturave, reshjet e borës shndërrohen reshje shiu.
Temperaturat minimale zbresin deri në 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 2C e 5C. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme veriore 6-12m/s.
Pjesëve malore, sidomos nga Istogu me hove prej 25m/s (90km/h).
Reshjet pushojnë ditën e shtunë, mirëpo vranësirat dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 6C e 8C.
Të dielën parashihen intervale më të gjata me diell, me temperatura maksimale deri në 13C e 15C.