
Kurti: Askush s’është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e konsideron humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Për çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, ai tha se Kuvendi do të duhej të niste punën dhe se Kosova nuk ka kohë për të humbur.
Madje ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të anulojë votimin për Emilja Rehepi dhe se askush nuk është duke e zënë vendin për nënkryetar nga komunitetit serb, e ku shtoi se serbë nuk janë vetëm Lista Serbe por edhe Nenad Rashiq.
“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur. Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai./EO