
Osmani pritet nga kryeministrja daneze
Aktuale
October 02, 2025 - 13:04
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
Pritja është bërë para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë.
Osmani e ka falenderuar Frederiksen për mirëkëpritjen e ngrohtë, ndërsa shtoi se Samiti edhe këtë herë fokusohet në siguri dhe bashkëpunim, transmeton Zeri.info.
“Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, i cili edhe këtë herë fokusohet në sfidat e sigurisë dhe në thellimin e bashkëpunimit për t’i tejkaluar ato”, ka shkruar Osmani. /Zëri