Rashiqi e pret vendimin e Kushtetueses, s’e përjashton mundësinë të kandidojë prapë për nënkryetar
Foto: Laura Hasani

Rashiqi e pret vendimin e Kushtetueses, s’e përjashton mundësinë të kandidojë prapë për nënkryetar

Aktuale October 02, 2025 - 11:10

Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të kandidojë sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi që siç tha ai nuk e konsideron Listën Serbe si përfaqësues adekuat të serbëve të Kosovës, duke shtuar se shumicën e marrin përmes formave brutale.  Kurse për veten tha se është për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, tha ai për rtv21.