MASHTI ka një njoftim të rëndësishëm rreth subvencionimit për tekstet shkollore
Foto: Laura Hasani

MASHTI ka një njoftim të rëndësishëm rreth subvencionimit për tekstet shkollore

Aktuale October 02, 2025 - 10:10

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit ka njoftuar se aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përfundon më datën 3 tetor 2025, në orën 23:59.

Sipas Ministrisë, pas këtij afati aplikimet nuk do të pranohen më dhe se platforma do të jetë e mbyllur, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se deri më tani janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime.

“Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura.

MAShTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore”, thuhet në njoftim. /Zëri