Ambasadori italian takohet me Abdixhikun, flasin për zhvillimet politike dhe qëndrimet e LDK-së
Foto: Facebook

Ambasadori italian takohet me Abdixhikun, flasin për zhvillimet politike dhe qëndrimet e LDK-së

Aktuale October 01, 2025 - 16:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Kjo është bërë e ditur nga LDK-ja, ku është shtuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre zhvillimeve..

‘‘Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen’’, thuhet mes tjerash në postim.

Tutje, shtohet edhe se gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen.

U diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, duke vënë theks të veçantë tek përkrahja e Italisë në proceset e rëndësishme shtetformuese të vendit tonë.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.