Tetori Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Rama: Në Prishtinë ofrojmë kontrolle mamografie falas
Foto: Laura Hasani

Tetori Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Rama: Në Prishtinë ofrojmë kontrolle mamografie falas

Aktuale October 01, 2025 - 15:29

Prishtina është bërë pjesë e Muajit të Ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se me këtë qëllim, do të ketë mamografi falas gjatë gjithë tetorit në kryeqytet.

“Tetori është rozë. Edhe Prishtina. Mamografia falas, gjatë gjithë tetorit në Prishtinë. E ti që je duke kaluar këtë sfidë, DO T’IA DALËSH!”, ka shkruar Rama.

E në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, i pari i kryeqytetit ka thënë se kontrollet e hershme, shpëtojnë jetë. Si rezultat, ai shtoi se bashkë po ndërtojnë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë.

“Shëndeti i grave është përparësi e komunës së Prishtinës. Përkushtimi ynë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është më i madh se kurrë. Në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ofrojmë kontrolle mamografie falas për të gjitha gratë. Sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë. Një vizitë sot, mund të bëjë diferencën për të ardhmen. Bashkë kujdesemi për shëndetin, bashkë ndërtojmë një Prishtinë më të sigurt për të gjithë”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.