
Osmani për protestën studentore të ’97-ës: Studentët na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 28-vjetorin e protestave studentore, duke thënë se në vitin 1997 studentët e Kosovës u ngritën jo vetëm për të drejtat e tyre, por për dinjitetin e një populli të tërë.
Osmani tha se studentët kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror.
“Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë”.
“Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi”, shkroi Osmani.
Osmani tha se përuleni me respekt para brezit që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes.
“Studentët e 97-ës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet”, tha ajo.