
Kurti takohet me kongresisten Cammack, flasin për bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë së martës takoi kongresisten republikane nga shteti i Floridës, Kat Cammack.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u veçua misioni bashkëzbarkues i Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane në Kuvajt dhe pjesëmarrja për tre herë radhazi si vend mikpritës në ushtrimin e madh ushtarak Defender Europe 25.
“Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar. Me këtë rast, kryeministri theksoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja, për çka kongresistja Cammack e falënderoi, dhe për investimet e mëdha infrastrukturore në vend në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat paraqesin një mundësi të mirë edhe për kompanitë amerikane”, thuhet në komunikatë.
Kurti e Cammacku ndër tjera biseduan edhe për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet Rusia për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale. /Zëri