Kurti takohet me senatoren Shaheen, flasi për marrëdhëniet bilaterale SHBA-Kosovë

Kurti takohet me senatoren Shaheen, flasi për marrëdhëniet bilaterale SHBA-Kosovë

Aktuale September 30, 2025 - 18:38

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës në SHBA, gjatë ditës së sotme ka takuar senatoren demokrate nga Neë Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresin ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit ishin ndër temat e diskutimit.

“Kurti veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA. Diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë”, thuhet në komuikatë. /Zëri